Nga nutricionisti Pavli Brozi · 6 min lexim
Sa ujë duhet të pish në ditë? Sipas Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), një grua e rritur ka nevojë për rreth 2 litra ujë në ditë dhe një burrë për rreth 2,5 litra. Kjo sasi përfshin gjithë ujin: atë që pi, kafenë, çajin, por edhe ujin që merr nga ushqimi, si perimet, frutat, supat dhe kosi. Në praktikë, Shërbimi Shëndetësor Britanik (NHS) këshillon rreth 6–8 gota ujë dhe pije të tjera në ditë, dhe më shumë kur bën vapë ose kur stërvitesh.
Ja si ta përshtatësh për veten, si ta kuptosh që po pi pak dhe çfarë thonë studimet për ujin dhe peshën.
Shkurt
- EFSA: rreth 2 litra në ditë për gratë dhe 2,5 litra për burrat, nga pijet dhe ushqimi bashkë.
- Urina e verdhë e çelur është shenja më e thjeshtë që po pi mjaftueshëm.
- 500 ml ujë para vakteve, bashkë me një plan dobësimi, solli 1–2 kg më shumë humbje peshe në 12 javë.
Sa ujë duhet të pish në ditë sipas EFSA
EFSA ka vendosur këto sasi orientuese për klimë të butë dhe aktivitet të moderuar:
| Kush | Sasia ditore (pije + ushqim) |
|---|---|
| Gra të rritura | 2,0 litra |
| Burra të rritur | 2,5 litra |
| Të moshuarit | Njësoj si të rriturit |
| Shtatzënë | + 300 ml mbi sasinë e zakonshme |
| Me gji | + 700 ml mbi sasinë e zakonshme |
Këto janë mesatare, jo rregull i ngurtë. Dikush që punon jashtë në gusht ka nevojë për shumë më tepër se dikush që rri në zyrë me kondicioner në mars.
Po formula 30 ml për çdo kg? Është rregull praktik që qarkullon shumë, jo rekomandim zyrtar. Për 60 kg del 1,8 litra, afër vlerës së EFSA-s; për 100 kg del 3 litra. Merre si orientim të përafërt, jo si objektiv që duhet arritur me çdo kusht.
Kur të duhet më shumë ujë
- Vapa, sidomos kur je gjatë jashtë.
- Stërvitja: pi para, gjatë dhe pas. Me djersën humbet edhe kripëra.
- Ethet, të vjellat ose diarreja.
- Shtatzënia dhe gjidhënia.
- Dieta me më shumë fibra dhe proteinë: fibrat punojnë mirë vetëm kur ka ujë të mjaftueshëm. Lexo Fibrat: sa gram të duhen në ditë.
Shenjat që nuk po pi mjaftueshëm ujë
Trupi të jep sinjale shumë përpara se të bëhet dehidratim serioz:
- urina me ngjyrë të verdhë të errët ose me erë të fortë
- shkon shumë rrallë në tualet
- dhimbje koke, sidomos pasdite
- lodhje, përqendrim i dobët, nervozizëm
- gojë e thatë dhe buzë të çara
- kapsllëk (lexo edhe Kapsllëku: shkaqet dhe zgjidhjet natyrale)
- marramendje kur ngrihesh shpejt
Nuk duhet shumë që të ndihesh keq. Në një studim të botuar në Journal of Nutrition, gra të reja që humbën vetëm rreth 1,4% të peshës trupore në ujë kishin humor më të keq, më shumë lodhje e dhimbje koke dhe e kishin më të vështirë të përqendroheshin.
Mënyra më e thjeshtë për ta kontrolluar është ngjyra e urinës. E verdhë e çelur do të thotë që je mirë. Te të moshuarit etja ndihet më pak, ndaj ia vlen të pinë me orar, jo vetëm kur kanë etje.
Shko menjëherë te mjeku nëse ke urinë shumë të errët dhe nuk urinon për shumë orë, konfuzion, të fikët, rrahje të shpejta zemre, ose të vjella dhe diarre që nuk ndalen. Nëse ke sëmundje të veshkave ose të zemrës, mjeku mund të të ketë vendosur kufi për lëngjet: ndiq atë, jo rregullat e përgjithshme. Mos pi disa litra ujë brenda pak orësh: edhe shumë ujë njëherësh mund të jetë i rrezikshëm.
A ndihmon uji për humbje peshe?
Uji nuk djeg yndyrë. Por mund të të ndihmojë të hash më pak, në dy mënyra.
Uji para vakteve. Në një studim të botuar në Obesity, të rritur 55–75 vjeç që ndiqnin një dietë me më pak kalori dhe pinin 500 ml ujë para çdo vakti humbën rreth 2 kg më shumë në 12 javë se ata që ndiqnin vetëm dietën. Në një studim tjetër në Angli, me të rritur me obezitet, 500 ml ujë 30 minuta para vakteve kryesore sollën 1,3 kg më shumë humbje peshe në 12 javë. Stomaku mbushet pak dhe e fillon vaktin me më pak uri.
Uji në vend të pijeve me sheqer. Pijet e gazuara, çajrat e ftohtë të ëmbël dhe kafetë me shurup shtojnë energji pa të ngopur. Kur i zëvendëson me ujë, ul sheqerin dhe kaloritë pa ndjerë që po heq diçka.
Por uji vetëm nuk e mund urinë e fortë të mbrëmjes. Aty duhen proteinë, fibra dhe një ritëm i mirë vaktesh. Lexo Pse kam uri gjithë kohën?
Po barku i fryrë nga uji i mbajtur? Mos e ul ujin me shpresë se do të fryhesh më pak. Mbajtja e ujit lidhet më shpesh me kripën e tepërt, me orët e gjata ulur ose me ciklin menstrual.
Si të pish më shumë ujë pa u munduar
- Një gotë ujë sapo zgjohesh, para kafesë.
- Një gotë e madhe para çdo vakti. Në studimet e mësipërme u përdorën 500 ml.
- Shishe me vete në punë dhe në makinë: atë që e ke përpara, e pi.
- Shije natyrale: limon, kastravec, nenexhik ose disa kokrra frutash në ujë.
- Ushqime me shumë ujë: kastravec, domate, shalqi, portokall, supa perimesh.
- Çaji dhe kafeja llogariten në lëngjet e ditës; vetëm mos i ëmbëlso.
- Lidhe me një zakon: një gotë sa herë kthehesh nga tualeti ose mbaron një takim.

Nga SoHealthy
Kur barku duket i fryrë nga uji i mbajtur
Green Shot nga SoHealthy bashkon selinon, diuretik natyral që e ndihmon trupin të nxjerrë ujin e tepërt, me limonin dhe xhinxherin që nxisin tretjen. 1 shishe esëll çdo mëngjes, 15–20 minuta para ngrënies. Nuk e zëvendëson ujin e ditës: sasinë që të duhet vazhdo ta pish.
App-i SoHealthy
Plani i dietës, në xhepin tënd
Me çdo paketë SoHealthy merr falas në app planin e dietës 7-ditor me 21 receta dhe listë blerjesh, bashkë me udhëzimet për çdo produkt. Me paketat 14 dhe 28-ditore merr edhe plan diete personal dhe SoHealthy Premium.
Pyetje të shpeshta
A llogaritet kafeja dhe çaji si ujë?
Po. Kafeja dhe çaji në sasi të moderuar llogariten në lëngjet e ditës. Kafeina ka efekt të lehtë diuretik, por 2–3 filxhanë në ditë nuk të dehidratojnë. Vetëm mos i mbush me sheqer.
A është e dëmshme të pish shumë ujë?
Për një person të shëndetshëm që e ndan ujin gjatë gjithë ditës, rrallë. Rreziku vjen kur pi shumë litra brenda pak orësh, sepse kripërat në gjak hollohen. Nëse ke sëmundje të veshkave ose të zemrës, ndiq sasinë që të ka dhënë mjeku.
Cili produkt SoHealthy ndihmon kur mban ujë?
Green Shot, me selino, limon dhe xhinxher, merret esëll çdo mëngjes dhe ndihmon kur ndihesh i fryrë ose mban ujë. Paketa Detox & Green kombinon Detox Shot në mëngjes me Green Shot në drekë, 20 minuta para ngrënies. Çdo paketë vjen me plan diete 7-ditor falas në app-in SoHealthy.
Burime shkencore
- EFSA Panel on Dietetic Products, Nutrition, and Allergies (NDA). Scientific Opinion on Dietary Reference Values for water. EFSA J. 2010;8(3):1459.
- Armstrong LE et al. Mild dehydration affects mood in healthy young women. J Nutr. 2012;142:382–388.
- Dennis EA et al. Water consumption increases weight loss during a hypocaloric diet intervention in middle-aged and older adults. Obesity (Silver Spring). 2010;18:300–307.
- Parretti HM et al. Efficacy of water preloading before main meals as a strategy for weight loss in primary care patients with obesity: RCT. Obesity (Silver Spring). 2015;23:1785–1791.
- NHS. Water, drinks and hydration. nhs.uk.



